Ballina Lajmet Kosovë Policia e Kosovës demanton mediat serbe: Gjuriq nuk u ndalua të hynte...

Policia e Kosovës demanton mediat serbe: Gjuriq nuk u ndalua të hynte në Kosovë, u kthye vetë

Mediat serbe kanë raportuar sot se drejtorit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Sipas këtyre raportimeve, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në pikën kufitare në Jarinjë, shkruan lajmi.net.Mirëpo Policia e Kosovës e ka demantuar se i është ndaluar hyrja Gjuriqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë për lajmi.net se Gjuriq ka pasur leje për të hyrë në Kosovë, mirëpo i njëjti nuk ka hyrë për arsye të veta.“Nuk iu është ndalu hyrja, ai ka pas leje me hy në Kosovë, po pse është kthy i ka arsyet e veta” ,ka thënë Hoti.Kujtojmë se edhe kohë më parë, Gjuriq kishte hyrë pa leje në Kosovë, mirëpo i njëjti ishte arrestuar nga Njësitë Speciale të Policisë.

Exit mobile version