Ballina Lajmet Kosovë Policia gjermane falënderon Policinë e Kosovës për gjetjen e veturës në Mitrovicë...

Policia gjermane falënderon Policinë e Kosovës për gjetjen e veturës në Mitrovicë të Veriut

Policia gjermane dhe malazeze kanë falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional, në lidhje me konfiskimin e veturës në Mitrovicë të Veriut, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.

Në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se policia gjermanë e ka cituar si “sukses të shkëlqyeshëm të kolegëve të Policisë së Kosovës”, përcjell teve1.info.

“Policia gjermane, në këtë rast zyrtarët nga Policia Krahinore e Krimit në Berlin, kanë adresuar një falënderim të veçantë Policisë së Kosovës në lidhje me konfiskimin e veturës së përvetësuar BMW 320 më 05.0.2023 në Mitrovicë Veri, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermanE. Bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura BMW (vlera e përafërt 65.0000 €) e përvetësuar në Berlin. Pala gjermane ka cituar ‘Këtë sukses të shkëlqyeshëm në një ambient të vështirë e ka bërë të mundur veprimi i matur i kolegëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Njëherit, policia malazeze ka falënderuar Policinë e Kosovës me rastin e bashkëpunimit të suksesshëm në arrestimin e një personi, i kërkuar nga Mali i Zi me urdhër arrest ndërkombëtar.

“Personi i kërkuar është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës më datë 24 maj 2023”, thuhet tutje.

Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), si dhe të gjitha departamentet e saja kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen./

Exit mobile version