Ballina Lajmet Policia izraelite arreston 5 palestinezë në Kudsin Lindor

Policia izraelite arreston 5 palestinezë në Kudsin Lindor

Policia izraelite arrestoi pesë palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pesë personat u arrestuan gjatë një bastisjeje në shtëpitë e tyre në fshatin Esavija, në verilindje të Kudsit”, tha për AA, Amjad Ebu Asab, kreu i një komiteti lokal të familjeve të të burgosurve në Kuds.

Ai tha se palestinezët e arrestuar janë marrë në pyetje, ndërkohë që ende mbeten të paqarta arsyet e arrestimit të tyre.

Një zëdhënës ushtarak izraelit më herët tha se pesë palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin se palestinezët e arrestuar janë persona “të kërkuar”.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë janë duke vuajtur aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetëra gra, rreth 350 të mitur dhe së paku gjashtë anëtarë të Këshillit Legjislativ Palestinez.

Exit mobile version