Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia izraelite sërish sulmon palestinezët në lagjen Sheikh Jarrah në Kuds

Policia izraelite sërish sulmon palestinezët në lagjen Sheikh Jarrah në Kuds

Policia izraelite sërish sulmoi banorët e lagjes Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor nën pushtim dhe palestinezët të cilët erdhën në zonë në mbështetje të banorëve të cilët ndodhen nën kërcënimin e dëbimit me forcë nga lagjja, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, policia izraelite përdori shkopinj gome për të penguar hyrjet e banorëve të lagjes në sheshet e Sheikh Jarrah dhe duke përdorur forcë largoi nga zona gazetarët dhe personat që ndodheshin për të mbështetur palestinezët nën kërcënimin për dëbimin me forcë nga shtëpitë e tyre.

Policia izraelite gjithashtu në lagjen Sheikh Jarrah bastisi një shtëpi duke thyer derën dhe sulmoi pjesëtarët e familjes.

Kolonët e paligjshëm hebrenj, të shtunën ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj palestinezëve të solidarizuar dhe banorëve të lagjes Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor nën pushtim.

Me fillimin e muajit Ramazan, që nga 13 prilli e deri më tani po përjetohet një tension serioz për shkak të sulmeve të policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe në zonën përreth si dhe në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor në pushtim. /aa

Exit mobile version