Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia izraelite vret një palestinez në Kudsin Lindor të pushtuar

Policia izraelite vret një palestinez në Kudsin Lindor të pushtuar

Policia izraelite qëlloi për vdekje një palestinez me arsyetimin se “kreu sulm të armatosur” në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të policisë izraelite thuhet se në sulmin e armatosur në Qytetin e Vjetër janë plagosur dy civilë dhe dy policë, dhe se në vendin e ngjarjes janë dërguar përforcime policore dhe se sulmuesi është neutralizuar.

Në të njëjtën kohë, transmetuesi publik izraelit KAN raporton se një civil i plagosur vdiq dhe se ishte një kolon hebre. Channel 12 tha se sulmi u krye nga një palestinez i cili u vra në vendin e ngjarjes.

Burimet lokale raportojnë se forcat izraelite kanë mbyllur të gjitha hyrjet në Qytetin e Vjetër dhe kompleksin Al-Aksa.

Exit mobile version