Ballina Lajmet Kosovë Policia jep detaje për mjetin shpërthyes në Podujevë ku u lënduan tre...

Policia jep detaje për mjetin shpërthyes në Podujevë ku u lënduan tre persona

Sot rreth orës 14:00, tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një mjet shpërthyes në fshatin Kerrpimeh të Podujevës.

Klan Kosova ka mësuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u trajtuar në QKUK.

“Sot rreth orës 14:00, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kerrpimeh të Podujevës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku bazuar në hetimin fillestarë dyshohet se nga një mjet shpërthyes (dyshohet për granatë dore) janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i cili poashtu ndodhet në vendin e ngjarjes”.

Exit mobile version