Ballina Lajmet Kosovë Policia jep detaje shtesë për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Policia jep detaje shtesë për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Policia e Kosovës, në rajonin e Gjakovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin për një rast vrasje të rëndë. Rasti dyshohej të ketë ndodhur në një shtëpi private në lagjen Brekoc të Gjakovës.

Menjëherë, pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti, transmeton Indeksonline.

Me të arritur në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dy viktima femra (nënë e bijë- fëmijë), të cilat dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.

Personi i dyshuar i cili tani është tani është në ndalim policor është bashkë familjar i viktimave.

Policia e Kosovës është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante , me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë.

Exit mobile version