Policia e Kosovës ka sekuestruar 101 paketa cigare të kontrabanduara në komunën e Leposaviqit.
Sipas raportit të policisë, gjatë patrullimit njësitet policore kanë vërejtur dy automjete të dyshimta. Personat që ndodheshin në to janë larguar në drejtim të Serbisë sapo kanë vërejtur prezencën e policisë.
Pas kontrollit të automjeteve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 101 paketa me cigare, vlera e të cilave vlerësohet të jetë rreth 80 deri në 85 mijë euro. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar edhe një radiolidhje.
Dy automjetet e përfshira në rast janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme hetimore.
“Leposaviq 13.03.2026, 18:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë vërejtur dy automjete me dy të dyshuar të cilët kur kishin vërejtur policinë kishin ikur në drejtim të Serbisë. Gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro si dhe një radiolidhje. Me vendim të prokurorit dy automjetet sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin policor.
