Ballina Lajmet Kosovë Protestë në Jarinjë, apelohet për shmangie të qarkullimit

Protestë në Jarinjë, apelohet për shmangie të qarkullimit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinjë, në territorin e Serbia, e cila do të shkaktojë bllokim të rrugës për dy orë.

Protesta do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

Në lidhje me këtë, QKMK apelon te qytetarët dhe shoferët që të shmangin qarkullimin në këtë pikë kufitare dhe të përdorin PKK të tjera për kalimin e kufirit.
Për informata të mëtejshme, QKMK ka bërë të ditur se qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:

+383(0)45 198 000

+383(0)45 198 606

Numri pa pagesë: 0800 500 95

Autoritetet paralajmërojnë se zbatimi i këshillave do të ndihmojë në shmangien e bllokimeve dhe vonesave gjatë qarkullimit kufitar. /

Exit mobile version