Ballina Lajmet Kosovë Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në Kosovë

Policia: Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në Kosovë

Referuar disa shkrimeve ditëve të fundit nga mediat e ndryshme qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, veçanërisht spekulimeve nga disa media nga Serbia lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit për terrorizëm Lavdrim Muhaxheri dhe deklarimeve të tyre se i njëjti me rreth 400 luftëtarë pjesë e organizatës terroriste ISIS është kthyer në Kosovë dhe lëvizë lirshëm, janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze për të krijuar ndjenjë të pasigurisë në opinionin publik.

Policia e Kosovës edhe njëherë shfrytëzon rastin të sqaroj opinionin në mënyrë objektive duke u mbështetur në informacionet e verifikuara operative njofton se; informacionet e tilla të publikuara janë të pavërteta dhe sqaron se i dyshuari për aktivitete terroriste Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas të gjitha informacioneve që posedon Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe informacionet nga partnerët ndërkombëtar Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë ende në territorin e zonës së konfliktit Siri apo Irak.

Duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe rrezikshmërinë nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, Policia e Kosovës tani e disa vite është aktivisht e angazhuar me masat e saj operativo-hetimore për të trajtuar me kohë çdo dyshim të ngritur nga ky fenomen në nivel vendi, rajonal dhe global.
Poashtu është i njohur fakti se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e këtij koalicioni, gjë për të cilën Policia e Kosovës ka marr edhe lëvdata nga agjencione dhe partnerë ndërkombëtar për efikasitetin e dëshmuar në luftën kundër ekstermizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Policia e Kosovës duke çmuar shumë lart kontributin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, ofron çdoherë gatishmërinë për të bashkëpunuar në dhënien e informacioneve të verifikuara në kohë reale për interes të publikut për të gjitha çështjet me rëndësi, e veçanërisht ato që ndërlidhen me terrorizmin.

Exit mobile version