Ballina Lajmet Kosovë Policia ndalon një autobus me targa të Serbisë, dyshohet për mjet shpërthyes

Policia ndalon një autobus me targa të Serbisë, dyshohet për mjet shpërthyes

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar ndaljen e një autobusi në Jarinje me targa të Serbisë.

Ai tha se në autobus dyshohet për praninë e një mjeti shpërthyes. Njësiti i specializuar i Policisë ka ndaluar autobusin me mbi 50 udhëtarë dhe pritet një kontroll i detajuar.

Hoti bëri të ditur se shoferi dhe udhëheqësi i grupit po merret në pyetje. Prokurori po merret me rastin.

Exit mobile version