Ballina Lajmet Policia në Shqipëri pezullon 16 patentë shoferë brenda pesë orëve për shkak...

Policia në Shqipëri pezullon 16 patentë shoferë brenda pesë orëve për shkak të alkoolit

16 patenta janë pezulluar brenda 5 orëve për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h në rrugën Sauk-Teg-Kashar.

5 prej tyre pas testit të alkoolit rezultuan se po drejtonin automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia paralajmëron drejtuesit e automjeteve se shpejtësia dhe alkooli janë një kombinim i frikshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Njoftimi i policisë:

Vijon të ndodhë në akset rrugore që lidhen me Tiranën.

Monitorim, me radarë dhe policë,

Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore.

Patrullat e policisë, po aplikojnë forma te ndryshme kontrolli duke përdorur te gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek drejtuesit e mjeteve.

Sauk-Teg-Kashar kontrolle me Radar.

Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l

Një kombinim sa i frikshëm aq dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike, një automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, është një rrezik potencial për vete drejtuesin e mjetit dhe këdo që përdor rrugën.

Exit mobile version