Ballina Lajmet Kosovë Policia për protestën e PSD-së: Përfundoi e qetë dhe pa incidente

Policia për protestën e PSD-së: Përfundoi e qetë dhe pa incidente

Protesta e ftuar nga Partia Socialdemokrate është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident.
Protestuesit që dolën për të kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë.

Aty protestuesit kanë hedhur tym të zi si dhe janë ngritur flamujt e bardhë.

Policia e Kosovës tha se aktivitetet e protestuesve janë realizuar pa ndonjë incident.

Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike”, tha policia.

Exit mobile version