Qysh herët në mëngjes forcat policore janë duke kryer një aksion në qytetin e Kaçanikut.
Në këtë aksion sipas burimeve të Indeksonline ka edhe të arrestuar.
Theksojmë se javën e kaluar lidhur me këtë rast u arrestuan 7 persona ku në mesin e tyre edhe një i moshës së mitur.
Po ashtu gjatë kësaj jave Gjykata Themelore në Ferizaj vendosi që të arrestuarit lidhur me këtë rast të dërgohen në paraburgim në afat prej një muaji.