Policia turke arrestoi 39 të dyshuar në operacionet kundër një organizate kriminale të mërkurën në mëngjes në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e të arrestuarve janë një ushtar, një polic dhe shefi i policisë në nivel lokal, tha një burim policor i cili deshi të mbetet anonim.
Burimi shtoi se organizata kriminale e udhëhequr nga i dyshuari Goksel S. ishte përfshirë në grabitje, mashtrim, shitje të armëve dhe drogës, sigurimin e objekteve të bixhozit në shumë lokacione si dhe duke i detyruar njerëzit të nënshkruajnë çeqe dhe fatura.
Në operacione, ku ishin përfshirë 300 oficerë policie, u kryen bastisje të objekteve në 64 adresa të ndryshme. Poashtu gjatë bastisjeve policia konfiskoi sasi të madhe armësh.