Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia zvicerane bllokon autobusin kosovar, gjendja teknike ishte katastrofale

Policia zvicerane bllokon autobusin kosovar, gjendja teknike ishte katastrofale

Një autobus me tabela të Kosovës është bllokuar nga policia zvicerane për shkak të gjendjes së keqe teknike. Këtë njoftim e publikon polizeinews.ch,  shkruan albinfo.ch

Autobusët e këtillë kanë shpesh prishje gjatë rrugës, pëlcitje gomash (të vjetëruara që nuk i rezistojnë rrugëve të gjata në autostradë) e defekte më banale që ju kushtojnë udhëtarëve me pritje të gjata, deri sa të riparohen, shkruan albinfo.ch.

Por jo vetëm kaq, kush udhëton me këta autobusë të amortizuar vë në rrezik edhe jetën vet e të fëmijëve…

Policia e Kosovës, bashkë me qendrat e kontrollit teknik, duhet të jenë më syçelë ndaj këtyre parregullsive.

Exit mobile version