Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Politikania më e fuqishme e Argjentinës dënohet për korrupsion

Politikania më e fuqishme e Argjentinës dënohet për korrupsion

Cristina Fernandez de Kirchner

Një gjykatë federale në Argjentinë e shpalli të martën zëvendëspresidenten e vendit  Cristina Fernández de Kirchner, fajtore për korrupsion në një çështje që lidhet me dhënien e punëve publike gjatë mandatit të saj presidencial (2007-2015).

Prokurorja propozoi një dënim me 12 vjet burg, ndërsa zëvendëspresidentja Kirchner mohoi akuzat kundër saj dhe e quajti gjyqin “të motivuar politikisht ” .

Zëvendëspresidentja e vendit dhe presidentja e Senatit që nga viti 2019, Christina Kirchner gëzon imunitet, i cili mund të hiqet nga Gjykata e Lartë vetëm nëse e lë në fuqi dënimin e saj.

Nëse kjo nuk ndodh, Kirchner do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në fund të vitit 2023, megjithëse ajo ende nuk ka thënë nëse ka ndërmend ta bëjë këtë.

E sigurt është se ajo do të apelojë vendimin, ndaj aventura ligjore pritet të zgjasë disa vite.

Exit mobile version