Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Polonia dërgon mijëra ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

Polonia dërgon mijëra ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

Polonia ka nisur t’i dërgojë mbi 1000 trupa ushtarake në lindje të vendit, mes shqetësimeve në rritje se prania e mercenarëve të “Wagnerit”, në Bjellorusi, mund të çojë në rritje të tensionit në kufirin e saj, raportoi TheGuardian të dielën.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, bëri të ditur lëvizjen e ushtarëve, duke shtuar se janë në gatishmëri të plotë.

“Mbi 1000 ushtarë dhe gati 200 njësi pajisje nga Brigada e 12-të dhe e 17-të, të mekanizuara, kanë nisur të lëvizin drejt lindjes…Ky është një demonstrim i gatishmërisë sonë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizim pranë kufirit në vendin tonë”, shkroi ai.

Të dielën e kaluar, Polonia ka bërë te ditur se do t’i dërgonte 500 zyrtarë policorë për të forcuar sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë.

Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për t’u ofruar ushtarëve të “Wagnerit”, zgjedhjen e zhvendosjes në Bjellorusi ka ngritur frikën mes anëtarëve lindorë të NATO-s, se prania e mercenarëve të Yevgeny Prigozhinit, do të shkaktojë paqëndrueshmërinë më të madhe në rajon.

Një udhëheqës i lartë i “Wagnerit” u citua duke thënë të shtunën (8 korrik), se mercenarët po përgatiteshin të lëviznin në Bjellorusi. /koha

Exit mobile version