Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Polonia investon 2,5 miliardë dollarë për ta forcuar kufirin me Rusinë

Polonia investon 2,5 miliardë dollarë për ta forcuar kufirin me Rusinë

Donald Tusk

Polonia po investon rreth 2.5 miliardë dollarë për të rritur sigurinë në kufirin e saj me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, ka bërë të ditur të shtunën kryeministri, Donald Tusk.

Ai ka thënë se puna në projektin Shield-East, i cili përfshin ndërtimin e fortifikimeve të duhura ushtarake, tashmë ka filluar, raporton AP.

Polonia është në krahun lindor të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian dhe TuskU theksoi se ajo mban përgjegjësi shtesë për sigurinë e Evropës.

“Ne kemi marrë vendimin për të investuar në sigurinë tonë dhe para së gjithash, në një kufi të sigurt lindor, rreth 2.5 miliardë dollarë”, është shprehur Tusk.

“Ne i kemi filluar këto punë, për ta bërë kufirin e Polonisë një kufi të sigurt në kohë paqeje dhe të padepërtueshëm për një armik në kohë lufte”, ka shtuar ai.

Ai iu drejtua trupave polake në Krakov, në jug, për të shënuar 80 vjet nga fitorja e aleatëve në Betejën e Monte Cassino kundër nazistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Exit mobile version