Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pompeo: Regjimi i Asadit ka përdorur gaz klorin në Idlib

Pompeo: Regjimi i Asadit ka përdorur gaz klorin në Idlib

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo tha se kanë konfirmuar që regjimi i Bashar al-Asadit ka përdorur gaz klorin në sulmin e kryer në maj në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Regjimi i Asadit është përgjegjës për mizori të panumërta nga të cilat disa prej tyre janë krime lufte dhe disa krime kundër njerëzimit. Sot deklaroj se SHBA-ja ka arritur rezultatin që regjimi i Asadit më 19 maj (në sulmin në Idlib) ka përdorur si armë kimike gazin klorin”, tha Pompeo në një fjalim gjatë një konference për media në New York.

Ai tha se sulmi kimik që Asadi ka kryer në maj është i ndryshëm nga ato të mëparshmit sepse këtë herë ai ka përdorur klorin. Pompeo tha se Trump ka vullnet që të mbajë botën larg përdorimit të armëve kimike.

Exit mobile version