Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Popullsia e Turqisë po tejkalon 100 milionë banorë…

Popullsia e Turqisë po tejkalon 100 milionë banorë…

Popullsia e Turqisë pritet të tejkalojë 100 milionë banorë në vitin 2040, njoftoi të mërkurën autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) në faqen e saj të internetit tha se popullsia e vendit do të arrijë 100.3 milionë në vitin 2040 dhe pritet të arrijë majën në vitin 2069 me 107.6 milionë banorë.

Në vitin 2080, popullsia e vendit mund të jetë 107.1 milionë banorë.

Ndërkohë, qyteti më i populluar i Turqisë me 15 milionë banorë do të rritet në 16.3 milionë në vitin 2023, në vitin i cili shënon edhe 100 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, kurse kryeqyteti turk Ankara do të ketë 6.1 milionë banorë në atë vit, Izmiri do të ketë 4.6 milionë banorë.

TurkStat shtoi se popullsia e Turqisë në vitin 2023 pritet të jetë 86.9 milionë banorë.

Popullsia e Turqisë ka arritur në 80 milionë banorë duke shënuar nivelin më të lartë ndonjëherë, ka njoftuar deklaruar TurkStat më 1 shkurt.

Në fund të vitit 2017, popullsia e vendit ishte 80.8 milionë, me një normë rritjeje vjetore prej 1.24 për qind, thuhej më tej.

Të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia rezidente në Turqi u rrit me rreth një milion, nga shifra e vitit të kaluar 79.8 milionë.

Vitin e kaluar, siç dihet, Stambolli ishte qyteti më i populluar i Turqisë me 15 milionë banorë, rreth 18.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Stambolli ndiqet nga Ankaraja me rreth 5.5 milionë banorë dhe Izmiri me rreth 4.3 milionë banorë.

Exit mobile version