Ballina Sport Futboll Portieri i Ajaxit, porosi Ramosit: Tash e tutje do të mendosh dy...

Portieri i Ajaxit, porosi Ramosit: Tash e tutje do të mendosh dy herë!

Portieri i Ajaxit, Andre Onana e ka përqeshur Sergio Ramos për ndëshkimin e qëllimshëm në ndeshjen e parë, për të munguar në ndeshjen kthyese ndaj skuadrës holandeze.

Onana ka deklaruar se Ramos tash e tutje duhet të mendojë dy herë para se të veprojë.

“Ramos na ka nënvlerësuar. Ndoshta po të ishte në fushë, ne nuk do të shënonim aq gola. Tani e tutje ai do të mendojë dy herë para se të veprojë. Futbolli është i tillë” ka deklaruar portieri kamerunas.

Sipas tij, në skuadër ka patur besim të madh në “Remontada”.

“Trajneri na ka bindur se mund ta rikthejmë ndeshjen. Jemi futur me besim të madh. Na tha që të luajm lojën tonë, me shumë pasime. Ten Hag na porositi që të fitojmë për të nderuar Johan Cruyffin” ka thënë Onana./Indeksonline/

Exit mobile version