Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes Portugali – Marok në Grupin B të Kampionatit botëror 2018.
Ronaldo realizoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren e Portugalisë me rezultat 1:0.
Ky është çmimi i dytë me radhë i futbollistit të ndeshjes për Ronaldon, përcjell “lajmi.net”.
Në ndeshjen e radhës dhe të fundit në fazën e grupeve, Portugalia e Ronaldos do të takohet me Iranin. /Lajmi.net/