Ballina Sport Futboll Portugalia fiton ndaj Kroacisë, vazhdon në 1/8 e finales

Portugalia fiton ndaj Kroacisë, vazhdon në 1/8 e finales

Portugalia ka mposhtur Kroacinë për të avancuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Në duelin e 1/16 së finales, Portugalia triumfoi 2:1 me përmbysje të rezultatit për ta eliminuar Kroacinë.

Në 1/8 e finales, Portugalia do të përballet me Spanjën për një vend në çerekfinale.

Ndeshja ishte dramatike, pasi u anuluan tre gola, dy të Kroacisë dhe një i Portugalisë për pozitë jashtë loje pas intervenimit të VAR-it.

Kroacia kaloi në epërsi me anë të Ivan Perishiqit, përpara se Portugalia të reagojë me Cristiano Ronaldon që shënoi nga penalltia dhe rezervistin Gonçalo Ramos wë realizoi me kokë.

Exit mobile version