Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Portugalia, Spanja dhe Franca bien dakord për “korridorin e gjelbër të hidrogjenit...

Portugalia, Spanja dhe Franca bien dakord për “korridorin e gjelbër të hidrogjenit në BE”

epa10356393 Portuguese Prime Minister, Antonio Costa (2-L); European Commission President Ursula von der Leyen (L); Spanish Prime Minister, Pedro Sanchez (2-R), and French President, Emmanuel Macron, chat as they held a meeting held in the sidelines of EU-Med9 Summit, to discuss on H2Med underwater pipeline, between Barcelona and Marseille, in the port city of Alicante, eastern Spain, 09 December 2022. Heads of Government of Spain, Portugal, France, Italy, Greece, Malta, Cyprus, Slovenia and Croatia, together with European Commission President Ursula von der Leyen and EU Council President Charles Michel attend the summit. EPA/KAI FORSTERLING

Spanja, Franca dhe Portugalia kanë rënë dakord të zbatojnë Projektin H2MED në linjat Celourico da Beira-Zamora dhe Barcelona-Marseille, i cili është përshkruar si korridori më i madh i gjelbër i hidrogjenit në Bashkimin Evropian (BE) deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para “Samitit EuroMesdhetar (UE-MED9)” të mbajtur në Alicante të Spanjës, u takuan kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, ku u diskutuan detajet e Projektit H2MED, u njoftua se është arritur marrëveshje për ndërtimin e korridorit të gjelbër të hidrogjenit midis Celourico da Beira-Zamora dhe Barcelona-Marseille, i cili pritet të kushtojë 2.5 miliardë euro.

Presidentja e KE-së, Von der Leyen tha se sipas objektivave energjetike të BE-së për vitin 2030, parashikohen 10 milionë tonë prodhim vjetor dhe 10 milionë tonë importe në hidrogjen të gjelbër. “Me Projektin H2MED i cili do t’u shërbejë interesave të përbashkëta, Franca, Portugalia dhe Spanja kanë treguar se është bërë progres në rrugën e duhur drejt synimeve të BE-së. Gadishulli Iberik, i cili nga sot do të jetë porta energjetike e BE-së, me këtë projekt do të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme energjetike të BE-së”, tha ajo.

Leyen theksoi se H2MED është vetëm “një fillim premtues”.

Kryeministri spanjoll, Sanchez tha se presidentit të Rusisë “iu dha një nga përgjigjet më të mira ndaj shantazhit të energjisë nga bashkëpunimi shembullor i Spanjës, Portugalisë dhe Francës me Projektin H2MED”.

Ai theksoi se çështjet e reduktimit të varësisë dhe rritjes së diversitetit në furnizimin me energji fituan një rëndësi të madhe me luftën Rusi-Ukrainë. “Do të jenë dy shtyllat e projektit më të madh të BE-së për korridorin e hidrogjenit. Korridori i energjisë së gjelbër që formon këmbën e parë do të jetë midis Celourico da Beira (Portugali) – Zamora (Spanjë) dhe e dyta midis Barcelonës (Spanjë) – Marseille (Francë). Kur projekti të përfundojë në vitin 2030, 10 për qind e hidrogjenit të gjelbër të konsumuar nga BE-ja do të furnizohet nga këtu”, tha Sanchez.

“Do të krijojmë burim të ri energjie”

Kryeministri i Portugalisë, Costa tha se lufta Rusi-Ukrainë solli domosdoshmërinë e rritjes së sigurisë energjetike. “Ne duhet të jemi më pak të varur nga energjia nga vendet e treta. Me këtë projekt që kemi përgatitur do të bëhemi eksportues dhe importues të energjisë në BE. Ne do të prodhojmë hidrogjen të gjelbër me energji hidraulike dhe diellore dhe do të krijojmë burim të ri energjie”, tha ai.

Presidenti i Francës, Macron deklaroi se u eliminuan problemet në H2MED, për të cilën u arrit marrëveshja paraprake në tetor. Ai potencoi se ky projekt përmbushi të gjitha pritshmëritë si në aspektin ekologjik, ashtu edhe në atë të industrializimit dhe sovranitetit energjetik.

Përderisa H2MED pritet të paraqitet në KE më 15 dhjetor, gati 50 për qind e financimit të tij kërkohet të mbulohet nga fondet e BE-së.

Exit mobile version