Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pothuajse të gjitha vatrat e zjarreve në Spanjë nën kontroll, ndërsa mbi...

Pothuajse të gjitha vatrat e zjarreve në Spanjë nën kontroll, ndërsa mbi 121 mijë njerëz vazhdojnë të preken

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se pothuajse të gjitha frontet e zjarreve që kanë përfshirë Komunitetin e Madridit dhe provincën Avila janë vënë nën kontroll, ndërsa më shumë se 121 mijë njerëz vazhdojnë të jenë të prekur, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës El Pais, autoritetet e Njësisë Ushtarake të Emergjencave thanë se përparimi i bërë gjatë natës mundësoi vënien nën kontroll të të gjitha fronteve të zjarrit, megjithëse disa vatra aktive mbeten ende. Ato riafirmuan se këto vatra do të jenë në fokus të përpjekjeve për shuarjen e zjarreve gjatë gjithë ditës.

Më shumë se 121 mijë njerëz janë evakuuar ose janë urdhëruar të qëndrojnë brenda, ndërsa zjarret kanë djegur mbi 45 mijë hektarë në Madrid dhe avila.

Alfonso Fernandez Manueco, presidenti i qeverisë rajonale të Kastiljes dhe Leonit, ku ndodhet provinca Avila, tha se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia dhe se autoritetet do t’u bashkohen procedurave ligjore kundër personit përgjegjës për shkaktimin e tij.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se kabineti të martën do të miratojë një dekret-ligj mbretëror, me të cilin zonat e prekura nga zjarret do të shpallen si zona të prekura rëndë nga një emergjencë e mbrojtjes civile.

Gjatë vizitës së tij në Avila, Sanchez paralajmëroi gjithashtu se “orë të vështira” ende e presin vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Në Castellon, një tjetër zjarr vazhdon të përhapet jashtë kontrollit nëpër Parkun Natyror Sierra de Espadan, duke detyruar evakuimin e 16 mijë njerëzve.

Ndërkohë, një person dje humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në grykën Salt de l’Aigua, në qytetin Manises të Valencias.

Ministria për Tranzicionin Ekologjik në rrjetin social amerikan X se tha se deri më sot bilanci i zjarreve në Spanjë gjatë vitit 2026 është 152.678 hektarë të prekura, ndërsa janë regjistruar 32 zjarre të mëdha.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ishin prekur 24.133 hektarë dhe ishin regjistruar shtatë zjarre të mëdha.

Exit mobile version