Ballina Lajmet Kosovë Prania e Njësive Speciale në veri, reagon edhe ministria e Jashtme ruse

Prania e Njësive Speciale në veri, reagon edhe ministria e Jashtme ruse

Vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Liqenin e Ujmanit si dhe prania e Njësive Speciale në atë pjesë kanë shkaktuar edhe reagimin e shtetit rus.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti serb, Aleksander Vuçiq deklaroi se do të kërkojë edhe ndihmën e Moskës në lidhje me zhvillimet e fundit, transmeton lajmi.net.E sot, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se veprimet e tilla të Prishtinës sipas saj janë provokime dhe shkelje e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Demonstrimet e fundit me praninë e Njësive Speciale në regjionet e banuara me shumicë serbe më 29 shtator në kundërshtim me marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, janë thjeshtë provokime në drejtim të serbëve të Kosovës dhe presion mbi Serbinë”, ka thënë Zakharova të hënën.Të njëjtës kërkesë së Vuçiqit dje iu përgjigj edhe sekretari për media në presidencën ruse, Dmitry Peskov.

Ai tha se do të ishte e ngutshme të flitej nëse Rusia do t’i dalë në ndihmë Serbisë në lidhje me këtë çështje apo jo.

Në lidhje me këto ngjarje ka reaguar dje edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.Ai tha se presidenti Thaçi e ka në kompetencë të vizitojë edhe veriun e vendit, dhe se veprime të tilla janë konform ligjit.

Exit mobile version