Grupi terrorist YPG/SDF qëlloi të dielën me një predhë mortaje një zonë rurale të Jarablusit, në veri të Sirisë, raportoi Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë, predha u qëllua nga zonat nën kontrollin e grupit terrorist në Ayn al-Arab (Kobani) dhe goditi hyrjen e fshatit al-Jamal.
Nga sulmi nuk u raportuan të lënduar.
