Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kancelari gjerman Friedrich Merz diskutuan sot në një telefonatë për çështjet rajonale dhe globale si dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, transmeton Anadolu.
“Turqia synon të forcojë marrëdhëniet e saj me Gjermaninë”, tha presidenti Erdogan duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të ndërmarrjes së hapave të ndërsjellë drejt këtij qëllimi.
Erdogani shtoi se Turqia pret “angazhim të fortë” në Samitin e NATO-s në Ankara për të forcuar mbrojtjen e Evropës dhe për të ruajtur “lidhjen transatlantike”.
Lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan foli për përpjekjet e Ankarasë, duke thënë se Turqia po punon për paqe të qëndrueshme dhe rifillimin e negociatave.