Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Turkmenistanin më 11-12 dhjetor për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, transmeton Anadolu.
Forumi mbahet për të shënuar 30-vjetorin e statusit të neutralitetit të përhershëm të Turkmenistanit dhe për shpalljen e vitit 2025 si “Viti Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit” nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, tha shefi i Drejtorisë, Burhanettin Duran, në platformën sociale turke “NSosyal”.
Duran tha se presidenti do të mbajë fjalimin kryesor në forum dhe gjithashtu do të zhvillojë bisedime dypalëshe me udhëheqësit e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, përfshirë edhe Turkmenistanin, si vend mikpritës.
