Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan nesër viziton Italinë

Presidenti Erdoğan nesër viziton Italinë

Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes njoftoi se samiti, i cili do të bashkë-kryesohet nga presidenti Erdoğan dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pritet të trajtojë hapat për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë samitit, siç njoftoi në rrjetet sociale kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Türkiyes, Fahrettin Altun, është planifikuar të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme që synojnë forcimin e kornizës ligjore të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, si dhe një Forum Biznesi me pjesëmarrjen e qarqeve të biznesit.

Presidenti Erdoğan do të vizitojë Italinë me ftesë të kryeministres Meloni.

Exit mobile version