Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u nis për në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.
Presidenti Erdogan u përcoll në aeroportin Esenboga nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin dhe zyrtarë të tjerë.
Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimsek, ministri i Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Askın Bak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, Drejtori i Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.
Pas vizitës së tij në Riad, presidenti Erdogan do të udhëtojë më 4 shkurt për në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.
