“Sot do të flas me Zelensky-n. Bisedimet me Putinin janë planifikuar për fundjavë ose në fillim të javës së ardhshme. Do të diskutojmë temat nga samiti i NATO-s”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë ditës, kurse me presidentin rus Vladimir Putin gjatë fundjavës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sot do të flas me Zelensky-n. Bisedimet me Putinin janë planifikuar për fundjavë ose në fillim të javës së ardhshme. Do të diskutojmë temat nga samiti i NATO-s”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit nga Samiti i NATO-s në Bruksel.
Erdoğan iu referua deklaratave të mëparshme të presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Samitin e NATO-s në Bruksel:
“Megjithatë, NATO nuk është klinikisht e vdekur. Kjo ishte një deklaratë për keqardhje. Macron tani është një nga liderët më aktivë në NATO”.
Ai foli edhe për marrëdhëniet Turqi-Izrael, ku tha se çështja e gazit natyror mund të dalë në plan të parë si një nga hapat më të rëndësishëm që mund të bëjnë së bashku në marrëdhëniet dypalëshe.
Ai komentoi edhe tërheqjen e kompanive nga tregu rus.
“Shumë marka dhe grupe botërore po tërhiqen nga Rusia, jo vetëm kompanitë amerikane. Natyrisht, dyert tona janë të hapura për ata që vijnë në Turqi”, tha Erdoğan. /aa
