Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë Gulhane, që është ndërtuar në kampusin e Universitetit të Shkencave Mjekësore në kryeqytetin Ankara.
Në fjalën e tij në ceremoni, Erdogan uroi ata që kontribuan në ndërtimin e xhamisë.
Duke shpjeguar se në xhami janë përgatitur hapësira studimi për studentët meshkuj dhe femra, Erdogan uroi që kjo vepër e bukur brenda Akademisë Ushtarake Mjekësore Gulhane të jetë në dobi të banorëve të Ankarasë.
Pas fjalës së presidentit Erdogan, xhamia u përurua me lutje.
Erdogan fali namazin e xhumasë në xhaminë e sapondërtuar, Gulhane. /trt