Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mirëpriti sot presidentin amerikan Donald Trump me një ceremoni zyrtare “A+” në Kompleksin Presidencial në Ankara gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, raporton Anadolu.
Njësitë e kalorësisë pritën automjetin zyrtar të Trumpit në bulevardin përballë kompleksit dhe e shoqëruan atë deri te porta e protokollit.
Erdogan e përshëndeti Trumpin në hyrjen kryesore të kompleksit. Pasi të dy udhëheqësit zunë vendet e tyre në terrenin e ceremonisë, trupa e bandës luajti himnet kombëtare të Turqisë dhe SHBA-së.
Ceremonia përfshinte flamuj dhe ushtarë që përfaqësonin 16 shtetet turke në histori, si dhe një bandë ushtarake dhe ushtarë të veshur me uniforma jeniçere. Gjithashtu u qëllua edhe me 21 të shtëna topi.
Trump përshëndeti njësinë ceremoniale të Regjimentit të Gardës Presidenciale duke thënë: “Merhaba asker”, që do të thotë “Përshëndetje, ushtar” në turqisht.
Erdogan dhe Trump më vonë shtrënguan duart në shkallët përpara flamujve turk dhe amerikan dhe pozuan për anëtarët e mediave.
Teksa Trumpi mbërriti në Kompleksin Presidencial “Yjet e Turqisë”, ekipi aerobatik i Forcave Ajrore Turke, performuan duke kryer një fluturim ceremonial me tym të kuq, blu dhe të bardhë, ngjyrat e flamurit të SHBA-së.
Ceremonia paraqiti disa njësi ceremoniale, duke përfshirë Togën Mehter, Gardën Historike të Nderit, e përbërë nga grupi i kostumeve dhe flamujeve të 16 shteteve turke nën Komandën e Regjimentit të Gardës Presidenciale si dhe Njësinë Historike Osmane.
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes “A+” u mbajt për herë të parë më 10 prill 2025, kur Erdogani priti presidentin indonezian Prabowo Subianto.
Trumpi u bë kreu i dytë i një shteti që u prit me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes “A+”.