Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan sot do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të Kryeministrit Rama

Presidenti Erdogan sot do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të Kryeministrit Rama

Presidenti Recep Tayyip Erdogan këtë vit vizitën e tij të parë jashtë shtetit do ta bëjë në Shqipëri.

Presidenti Erdogan niset sot për në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.

Bisedimet do të shqyrtojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri në nivelin e partneritetit strategjik dhe do të diskutojnë hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në bisedime do të diskutohen edhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Me rastin e vizitës do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara nga Turqia në Laç për familjet që humbën banesat e tyre nga fatkeqësia e tërmetit në Shqipëri në vitin 2019.

Presidenti Erdogan do të përurojë Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. /trt

Exit mobile version