Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë Arabinë Saudite si i ftuar i mbretit saudit, Salman bin Abdulaziz Al-Saud, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në takimet që do të zhvillohen sot dhe nesër në kuadër të vizitës së presidenti Erdoğan, do të rishikohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite si dhe do të diskutohen mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit.
Në takime krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shkëmbehen mendime edhe rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare. /aa
