Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan udhëton në Turkmenistan për samitin trepalësh

Presidenti Erdoğan udhëton në Turkmenistan për samitin trepalësh

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sot do të udhëtojë në Turkmenistan për të marrë pjesë në samitin e parë mes presidentëve të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton presidenca turke, presidenti Erdoğan, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe ai i Turkmenistanit, Serdar Serdar Berdimuhamedov do të takohen në qytetin turkmen Avaza për të adresuar hapat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis tre vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti, energji dhe transport.

Në samit, liderët do të nënshkruajnë disa marrëveshje që synojnë forcimin e bashkëpunimit.

Presidenti Erdoğan gjithashtu do të zhvillojë bisedime dypalëshe në margjinat e samitit.

Ndërkohë, edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, do të vizitojë qytetin Avaza për të shoqëruar presidentin Erdoğan në pjesëmarrjen e takimit trepalësh të ministrave të jashtëm që do të organizohet me rastin e samitit.

“Gjatë samitit dhe takimeve ministrore do të diskutohen të gjitha aspektet e bashkëpunimit ekzistues midis tre vendeve, veçanërisht në fushën e tregtisë, energjisë dhe transportit, si dhe do të bëhet shkëmbimi i mendimeve për çështje aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Exit mobile version