Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan udhëton për në Katar

Presidenti Erdoğan udhëton për në Katar

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, pas përfundimit të takimeve në Arabinë Saudite, është nisur për në Katar, stacioni i dytë i turit të Gjirit, raporton Anadolu.

Erdoğan, nga Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Abdulaziz, u përcoll nga Zëvendësemiri Rajonal i Xhides, Bedir Bin Sultan, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Ferhan Al-Saud, ambasadori i Turqisë në Riad, Fatih Ulusoy, ambasadori i Turqisë në Jemen, Mustafa Pulat, dhe përfaqësuesi i përhershëm në Organizatën e e Bashkëpunimit Islam, Mehmet Metin Eker.

Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, nënkryetari i AK Partisë, Ömer Çelik, deputetë, drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës, İbrahim Kalın, shefi i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün, shefi i Arkivave Shtetërore, Uğur Ünal, dhe kryekëshilltari i presidentit Akif Çağatay Kılıç.

Exit mobile version