Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.
Gjatë bisedës janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe hapat që do të ndërmerren për forcimin e marrëdhënieve në përputhje me interesat e përbashkëta dhe në dobi të popujve, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.
Gjatë bisedës është konfirmuar vendosmëria për thellimin e marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Turqisë, duke u bazuar veçanërisht në progresin e arritur në fusha të ndryshme, në radhë të parë në partneritetet për zhvillim.
Liderët kanë diskutuar gjithashtu çështje me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, zhvillimet e fundit në rajon si dhe përpjekjet që po zhvillohen lidhur me këto zhvillime.
Dy liderët kanë theksuar se takimi i planifikuar mes tyre është shtyrë për një datë të mëvonshme, duke konfirmuar se do të takohen sa më shpejt të jetë e mundur.
