Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me princin saudit Salman

Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me princin saudit Salman

Erdoğan në bisedë mori informacione lidhur me situatën shëndetësore të mbretit të Arabisë Saudite i cili ndodhet në spital për kontroll shëndetësor dhe i përcolli të shkuara dhe i uroi shërim të shpejtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se presidenti Erdoğan në bisedë mori informacione lidhur me situatën shëndetësore të mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud i cili ndodhet në spital për kontroll shëndetësor dhe i përcolli të shkuara dhe i uroi shërim të shpejtë.

Në bisedë u diskutuan edhe çështjet rajonale si dhe marrëdhëniet Turqi-Arabi Saudite. /aa

Exit mobile version