Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti gjerman Steinmeier javën e ardhshme për vizitë në Turqi

Presidenti gjerman Steinmeier javën e ardhshme për vizitë në Turqi

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë vizitë treditore në Turqi javën e ardhshme, njoftoi Berlini zyrtar, transmeton Anadolu.

“Turqia është partner i rëndësishëm për Gjermaninë në rajon, në NATO dhe në G20”, tha zyra presidenciale gjermane, duke shtuar se vizita do të shënojë edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë vizitës më 22-24 prill, presidenti Steinmeier do të zhvillojë bisedime politike si dhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të biznesit, thuhet në deklaratë.

Steinmeier është planifikuar të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan më 24 prill në Ankara për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Me vizitën e tij, presidenti Steinmeier vlerëson lidhjet e ngushta midis dy vendeve dhe veçanërisht dëshiron të shprehë vlerësimin e tij për historitë jetësore dhe arritjet e miliona njerëzve me origjinë turke në Gjermani”, tha zyra presidenciale.

Presidenti gjerman do të vizitojë gjithashtu qytetin juglindor Gaziantep, i cili ishte ndër qytetet e goditura nga tërmeti shkatërrues i vitit të kaluar. Steinmeier do të vizitojë një shkollë ndërtimi i së cilës është mbështetur nga vendi i tij.

Exit mobile version