Presidenti bullgar Rumen Radev falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj në vënien nën kontroll të zjarreve në vendin e tij, transmeton Anadolu.
“Mirënjohje e sinqertë për presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan për mbështetjen në kohë të Republikës së Turqisë dhe zjarrfikësve të guximshëm turq në luftën kundër zjarreve shkatërruese në Bullgari”, shkroi Radev në X.
Një zjarr shpërtheu më 13 korrik në rajonin e Svilengradit të Bullgarisë, 6 kilometra nga kufiri me Turqinë. Zjarri u përhap në Mladinovo dhe Mihalic në jug në dy ditët në vijim, duke djegur dhjetëra mijëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Turqia ndihmoi fqinjin e saj me përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
Brigada bullgare e zjarrit dhe zyrtarët e mbrojtjes civile raportuan më shumë se 200 zjarre në gjithë vendin ditët e fundit.
