Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i Indonezisë pret ministrin e Jashtëm turk në kuadër të takimit...

Presidenti i Indonezisë pret ministrin e Jashtëm turk në kuadër të takimit të ASEAN

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u prit nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ku ndodhet në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e Ministrisë së Jashtme thuhet se ministri Fidan u prit nga presidenti indonezian Widodo.

“Ministri ynë Fidan i cili ndodhet në Xhakarta në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të ASEAN, u prit nga presidenti i Indonezisë Joko Widodo”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Jashtëm turk pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të ASEAN.

Exit mobile version