Tri gra janë lënduar pasi janë sulmuar me thikë nga një burrë në Linjën 3 të metrosë së Parisit sot, raportoi gazeta franceze “Le Parisien”, transmeton Anadolu.
Një burrë i armatosur ka nxjerrë një thikë dhe ka sulmuar tri gra në stacione të ndryshme përgjatë linjës që lidh komunat Bagnolet dhe Levallois-Perret, konfirmoi Le Parisien, duke cituar një burim policor.
Viktimat kanë marrë trajtim në vend dhe kanë pësuar lëndime të lehta.
Autori, i cili thuhet të jetë me origjinë nga Mali dhe i lindur në vitin 2000 sipas policisë, është arrestuar më vonë në banesën e tij.
Motivi terrorist raportohet të jetë përjashtuar, ndërsa policia beson se sulmi ishte veprim i një individi të shqetësuar ose me probleme psikologjike.
