Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i Këshillit Evropian: Ne mbështesim të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në...

Presidenti i Këshillit Evropian: Ne mbështesim të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) mbështet fuqishëm të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, transmeton Anadolu.

Pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Bruksel, Costa theksoi se zgjerimi i bllokut është thelbësor për sigurinë, prosperitetin dhe besueshmërinë e Evropës.

“Zgjerimi është një proces i bazuar në meritë. Ata që ecin më shpejt nuk duhet të frenohen, por përkundrazi duhet të shërbejnë si frymëzim”, tha ai.

Duke theksuar progresin gjatë vitit të kaluar, Costa theksoi: “Mali i Zi mbylli pesë kapituj negociues, Shqipëria hapi të gjitha klasterët negociues, Maqedonia e Veriut forcoi lidhshmërinë rajonale, Bosnjë e Hercegovina miratoi Agjendën e Reformave, ndërsa Kosova ndërmori hapa për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve”.

Ai theksoi rëndësinë e tejkalimit të së kaluarës për të ecur drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

“BE-ja mbetet partneri më i besueshëm i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende janë pjesë e familjes evropiane”, shtoi Costa.

Presidenti i Këshillit të BE-së njoftoi se samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Mal të Zi në qershor të vitit 2026.

Exit mobile version