Presidenti palestinez Mahmoud Abbas paralajmëroi dje se Gaza po përballon një Nakba të dytë dhe po përballet me një luftë të paprecedentë asgjësimi, raporton Anadolu.
Abbas theksoi se skema e zhvendosjes së detyruar e orkestruar nga qeveria e ekstremit të djathtë të Izraelit “nuk do të ketë sukses”.
“Populli palestinez po përjeton kushte të rënda dhe të vështira. Ka një Nakba të dytë në Gaza. Populli ynë po i nënshtrohet një shfarosjeje masive të pashembullt në histori, me qindra mijëra dëshmorë dhe të plagosur, shkatërrim të gjerë, shpërngulje, uri, sëmundje, dhe epidemitë”, tha ai.
