Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti iranian lavdëron qëndresën e popullit pas sulmeve izraelite

Presidenti iranian lavdëron qëndresën e popullit pas sulmeve izraelite

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian

Pas përfundimit të luftës 12-ditore me Izraelin, jeta në Teheran po i rikthehet normalitetit. Njerëzit po kthehen në shtëpitë e tyre, dyqanet po hapen, ndërsa restorantet dhe kafenetë janë të mbushura me qytetarë.

Sheshe të njohura si Enghlab (Revolucioni) janë mbushur me njerëz që po festojnë fundin e luftës. Atmosfera është më e qetë, dhe qytetarët ndihen më të sigurt.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka përshëndetur qëndresën e popullit iranian gjatë periudhës së vështirë. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai tha se populli meriton lavdërime për durimin dhe forcën që tregoi përballë sulmeve izraelite.

“Lufta që nisi Izraeli ka përfunduar, dhe populli ynë ka treguar një qëndresë të jashtëzakonshme,” u shpreh Pezeshkian. Ai theksoi se kthimi në jetën e përditshme dhe mundësia për të shprehur ndjenjat lirshëm janë fitoret më të mëdha për qytetarët. /mesazhi

Exit mobile version