Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dënuar vrasjen e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, duke e cilësuar atë “një krim të madh” dhe duke premtuar se do të ketë përgjigje.
Në një deklaratë nga zyra e tij, thuhet se “ky krim i madh nuk do të mbetet pa përgjigje” dhe se do të hapë “një faqe të re në historinë e botës islame dhe shiizmit”. Sipas deklaratës, autorët dhe urdhërdhënësit e sulmit do të përballen me pasoja.
Pezeshkian theksoi se Irani do të veprojë “me gjithë forcën dhe vendosmërinë”, me mbështetjen e kombit islam dhe “njerëzve të lirë të botës”.
Presidenti iranian konfirmoi gjithashtu shpalljen e shtatë ditëve pushim zyrtar, përveç 40 ditëve zie kombëtare të shpallura më herët. /mesazhi
