Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti kinez mbërrin për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Presidenti kinez mbërrin për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Arabinë Saudite në mbrëmje për një vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Xi u prit në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Khalid nga ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, dhe Guvernatori i Riadit, Princi Faisal bin Bandar.

Gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, presidenti kinez do të marrë pjesë në samitin e parë Kinezo-Arab dhe në samitin Kinë-Gjiri Persik në Riad. Ai do të zhvillojë gjithashtu bisedime me mbretin saudit Salman bin Abdulaziz.

Vizita e presidentit kinez vjen tre muaj pasi presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Riadin në mes të një krize energjetike të shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë.

Vizita e fundit e Xi në Arabinë Saudite ishte në vitin 2016.

Exit mobile version